16:17 / 13.04.2024
Arrestohet një serb në veri për shkelje të rendit kushtetues
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës e ka ndaluar të shtunën një serb me inicialet S.S. në pikën kufitare të Bërnjakut.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se ai është arrestuar “për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës”, ndërsa i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe është dërguar në stacionin policor në jug.
Ai u arrestua rreth mesditës, rrugës për në Serbi.























