Konfiskohen rreth 30 mijë euro drogë e arrestohen tre persona në Prishtinë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka kryer një operacion antidrogë në Prishtinë, ku ka konfiskuar lloje të ndryshme të drogave në vlerë rreth 30 mijë eurosh, si dhe ka arrestuar tre persona.
Sipas njoftimit të Policisë, përpos drogave ka sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe dëshmi të tjera relevante.
“Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme”, ka njoftuar Policisë.
Personat e arrestuar janë me inicialet T.T, viti i lindjes 1991; N.G., viti i lindjes 2000; dhe D.G., viti i lindjes po ashtu 2000.
Sipas njoftimit, më pas gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarve, Policia ka gjetur: Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gramë; pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gramë.
Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gramë.
Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gramë.
Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram.
Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gramë.
Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gramë.
Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gramë.
Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD.
Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.
Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gramë.
Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).
Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator.
Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishekë.
Një (1) llap top ACER.
Një (1) llap top MAC BOOK.
Dy (2) peshore digjitale constant për matje në sasi të vogla.
Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim.
Dy (2) automjete.
Një (1) motoçikletë.
Pesë (5) telefona.
Tutje u tha se tre të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë.























