Të shtëna armësh në Prishtinë, nuk ka të lënduar
BKT
Kronika

Të shtëna armësh në Prishtinë, nuk ka të lënduar

SH.Ç/RTKlive

Në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë sonte ka pasur të shtëna armësh. Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë për RTKlive se njëri nga personat e përfshirë në ngjarje, është siguruar nga ana e policisë.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, ka bërë të ditur për RTKlive, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovbci.


MË SHUME NGA Kronika