Përkujtohen të rënët e Rugovës|Video
BKT
Kosovë

Përkujtohen të rënët e Rugovës|Video

Islam Haxhiu/ RTK

Në kuadër të javës përkujtimore në Rugovë të Pejës, në 25-vjetorin e rënies janë përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e kombit, luftëtarë të Brigadës 136 Rugova, të rënë me 18, 19 dhe 20 prill 1999. Ata i ka kujtuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai tha se me luftën e tyre heroike dhanë mesazhin se shqiptarët janë të vendosur ta arrijnë lirinë me çdo çmim, deri në vetëflijim.

Familjarë, veteranë të UÇK-së dhe përfaqësues të institucioneve e kanë vlerësuar veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri në kuadër të javës përkujtimore në Rugovë të Pejës.

"Veprat e tyre mbesin udhërrëfim për ne dhe shembull për të gjithë, prandaj ne të gjallët duhet të punojmë fort për idealet e tyre për ëndrrat e tyre", tha Taulant Kelmendi, zëvendësministër i MASHTI-t.

Deputeti i AAK-s7, Shemsedin Dreshaj, ka theksuar se “liria ishte një ëndërr dhe preokupim i këtyre djemve dhe vajzave prandaj nderi dhe respekti janë të rezervuar për ta dhe ne përulemi para tyre".

Kurse, djali i dëshmorit Selman Lajqi, Dardan Lajqi, theksoi se "të rënët na obligojnë që ta ndërtojmë shtetin dhe ti japim një kuptim edhe më të mirë rënie së tyre".

Veterani i UÇK-së, Sali Lajqi tha se qeveria, organet komunale ta mundësojnë ndërtimin e një Kompleksi Memorial ku të gjithë d7shmor7t të prehen së bashku.

Me nderime të larta janë përkujtuar edhe dëshmorët e kësaj treve të rënë edhe nëpër periudha tjera të historisë.


MË SHUME NGA Kosovë