Policia për vrasjen në Pejë: Viktima dhe i dyshuari, shtetas të Shqipërisë
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin në Pejë, ku një person është goditur qëllimisht me veturë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Shqipërisë.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 24.04.2024, rreth orёs 17:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё, fillimisht pёr njё aksident trafiku, mes njё veture dhe njё kёmbёsori.
Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs dhe pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qёllimisht nga I dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore.
Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se përsoni i dyshuar, një 23 vjeçar nga Shqipëria, është arratisur nga vendi i ngjarjës, por më vonë është arrestuar .
“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr. Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, pas njё pune intensive operative hetimore, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001 Shtetas i Republikës sё Shqipërisë”, thonë nga policia.
Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion.























