Ndalohet një person në Ferizaj për veprën ‘sulm seksual’
BKT
Kronika

Ndalohet një person në Ferizaj për veprën ‘sulm seksual’

K. Kasumi / RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulm seksual" sipas KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se ai ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës së mitur tani e një vit, andaj dhe me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale "Sulm seksual” nga neni 229 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj ndaj të dyshuarit Xh. I. brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika