16:53 / 27.04.2024
Policia identifikon 76 lëmoshë-kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka raportuar për identifikimin e 76 lëmoshë-kërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria.
“Janë identifikuar gjithsej 54 lëmoshë-kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 të moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Ndërkaq nga Shqipëria janë identifikuar 22 lëmoshë kërkues, prej te cilëve 15 persona të moshës madhe dhe 7 fëmijë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Tutje sipas njoftimit gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsej 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person të dëbuar.























