Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona
BKT
Kronika

Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit ka ndodhur sot pasditë një aksident i rëndë ku janë përshirë dy veturave dhe një kamion.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për RTKlive se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona.

 “Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, tha Gashi.  

Ai bëri të ditur se lëndimet e të aksidentuarve nuk janë serioze.


MË SHUME NGA Kronika