09:27 / 02.05.2024
Arrestohet një i dyshuar për dhunim
V.Th. RTKlive
Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili dyshohet për dhunim.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rajonin e Ferizajt më 30 prill. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.























