11:00 / 04.05.2024
Arrestohet një person në Vërmicë, dyshohet se i ofroi ryshfet policit
RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë, ka arrestuar të premten një shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Ai ishte drejtues i autobusit, dhe dyshohet se i kishte ofruar 5 euro ryshfet zyrtarit policor, shumë kjo e ofruar “për një kafe”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’”, thuhet në raportin e PK-së
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.























