Haradinaj: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte frymëzim përgjatë shekujve
BKT
Kosovë

Haradinaj: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte frymëzim përgjatë shekujve

V.Thaçi / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar. 

"Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike", ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka falënderuar kreun e Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj. 

"Mirënjohës kryetarit Ardian Gjini dhe donatorit Gjergj Prenkoçaj për këtë vepër patriotike dhe të domosdoshme", është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Kosovë