16:51 / 04.05.2024
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë
V.Thaçi / RTKlive
Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë pas një vetaksidenti në magjistralen Duhël-Suharekë.
Ketë e ka bërë të ditur për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Bytyqit, deri te vetaksidenti ka ardhur pasi shoferi i kamionit ka humbur kontrollin.
“Po, me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion. Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi për RTKlive























