Për një javë policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi 1256 gjoba
BKT
Kronika

Për një javë policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi 1256 gjoba

K. Kasumi / RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1256 gjoba, ndërsa ka hequr edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, për një javë janë raportuar 28 aksidente, prej tyre 3 me lëndime me 10 persona të lënduar dhe 25 me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.


MË SHUME NGA Kronika