Pejë, policia sekuestron 40 motoçikleta
BKT
Kronika

Pejë, policia sekuestron 40 motoçikleta

M.Sh/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nё kёtё vikend me datat 4 dhe 5 maj 2024. Nё kёtё plan, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, sipas Policisë së Kosovës, janë sekuestruar dyzet motoçikleta tё llojeve tё ndryshme.

“Po ashtu pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejes pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”, njofton policia.

Po ashtu sipas njoftimit, aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, të cilat do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

“Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila gjithashtu u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.


MË SHUME NGA Kronika