Nderohen dëshmorët e Çabratit në 25 vjetorin e betejës
BKT
Kosovë

Nderohen dëshmorët e Çabratit në 25 vjetorin e betejës

Islam Haxhiu/RTK

Qytetarë të shumtë të ardhur nga vendet e ndryshme të Kosovës, kanë nderuar të martën dëshmorët e Betejës së Çabratit të Gjakovës, në 25 vjetorin e kësaj bteje.

Më 7, 8 dhe 9 maj 1999, luftëtarët e UÇK- së nga Brigada ‘137 Gjakova’ me vendosmëri  dhe trimëri të madhe u përballën me forcat serbe në mbrojtje të popullsisë civile brenda qytetit të Gjakovës. Gjatë këtyre luftimeve ranë në altarin e lirisë 7 dëshmorë dhe 41 martirë.

Po ashtu gjatë këtyre zhvillimeve u rrëmbyen 43 civilë nga lagjja e Çabratit.

“Vendimi për t’i dërguar luftëtarët e UÇK në Çabrat ka qenë nder më të vështirët”, ka thënë ish komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj pas nderimeve për të rënët.


MË SHUME NGA Kosovë