Një zyrtar policor sulmohet nga një motoçiklist gjatë kontrollit rutinor
BKT
Kronika

Një zyrtar policor sulmohet nga një motoçiklist gjatë kontrollit rutinor

Adea Mustafaj / RTKlive

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore, gjatë një kontrolli rutinor të një motoçiklisti.

Rasti raportohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytet. 

“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I njëjti duke mos  i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika