08:20 / 09.05.2024
Sot mot i vranët e me riga shiu
RTKlive
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.























