Nis konvertimi i patentë shoferëve|VIDEO
Arlinda Sejda|RTK
Të premten, qytetarët e komunitetit serb të cilët posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat ilegale serbe, ia mësynë objekteve të komunave për aplikim për konvertim të tyre në ato të Republikës së Kosovës.
Kështu me radhë një nga një me dokumente të kompletuara u paraqitën gjatë ditës në qendrat e MPBs-së. Procesi nisi mirë, sipas zyrtarëve në qendrën e Leposaviqit.
"Mirë po shkon procesi , kanë fillu me i konvertu patentat, gjithçka çka i duhet qendrës veç ekziston “, tha Blerim Sahiti, zyrtar nw Leposaviq.
Kryetari i kësaj Komune Lulzim Hetemi thotë se kërkesa të tilla nga qytetarët e Leposaviqit kishte në vazhdimësi.
“Edhe më herët kemi pasë kërkesa për konvertimin e patent shoferëve, në të Republikës së Kosovës, kërkesa ka qenë e madhe , besoi që ka bwrw mirë shteti, qeveria e Republikës së Kosovës që u’a ka lehtësu qytetarëve të veriut, që sa më shpejtë t’I konvertojnë, se nuk munden me qarkullu me leje të Serbisë”, ka thotw Hetemi.
E ministri për komunitete Nenad Rashiq, i cili gjatë ditës ishte në vizitë në komunën e Leposaviqit, tha se ky proces krijon lehtësi për qytetarët e komunitetit serb.
" Kjo lehtësi shumë i ndihmon. Ne e kemi identifiku një prej sfidave administrative ose teknike , ka qenë transferimi ose përkthimi i patent shoferëve në këto kosovare, dhe një prej elementeve për të cilat institucionet e Kosovës po luftojnë me një përgjegjësi të lartë”, tha Rashiq.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme , e kanë konfirmuar për RTK-në se deri në përfundim të orarit të qendrave për konvertim të patentë shoferëve, në komunën e Leposaviqit janë regjistruar 9 aplikime, ndërsa numri total në të gjitha komunat është 29 në ditën e parë të këtij procesi.























