Një muaj paraburgim të dyshuarit për shpërndarjen e të dhënave personale
BKT
Kronika

Një muaj paraburgim të dyshuarit për shpërndarjen e të dhënave personale

Sh.Çoçaj/RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit V.A., i cili shpërndante të dhëna personale të grave në grupin “Albking” në Telegram. Ai po dyshohet për veprën penale “Ngacmim”.

Sipas Gjykatës, V.A. ka vënë në shqetësim dy të dëmtuara A.TH-M dhe A.A. duke ia shpërndarë numrat e telefonit në grupin “Albkings”. Të dëmtuarat, sipas Gjykatës, më pas kanë pranuar thirrje nga anëtarët e grupit duke u kërkuar takime e favore.

Sipas njoftimit, Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit V.A, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i  pandehuri V.A që nga data 06.05.2024 dhe në vazhdim me dashje dhe me qëllim të ngacmimit është përfshirë në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme me qëllim të ngacmimit, duke i vënë në shqetësim të madh emocional, të dëmtuarat A.Th-M dhe A.A, ashtu që numrat e telefonave të tyre i kishte shpërndarë  në  një grup i quajtur "Albkings" në aplikacionin Telegram dhe pastaj anëtarët e këtij grupi kishin filluar t`i  kontaktonin të njëjtat përmes telefonave të tyre si  dhe aplikacioneve të ndryshme në internet, duke  kërkuar nga të dëmtuarat takime si dhe favore, po ashtu ekzistojnë  dyshime të bazuara se i njëjti ngjashëm ka vepruar edhe ndaj personave tjerë, duke shpërndarë të dhëna dhe numra të telefonit në ketë grup, fotografi të ndryshme në forma dhe përmbajtje degraduese  për vajza dhe gra, duke i etiketuar dhe fyer me terma nënçmuese, e që të njëjtave ju ka shkaktuar shqetësim të madh emocional”, thuhet në njoftim


MË SHUME NGA Kronika