Rrahje mes nxënësve në Gjakovë, tre të lënduar dërgohen në spital
BKT
Kronika

Rrahje mes nxënësve në Gjakovë, tre të lënduar dërgohen në spital

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre nxënës janë përfshirë në një rrahje në lagjen “Dardania” në Gjakovë.  Ata kanë pranuar trajtim mjekësor pasi pësuan lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta.

Rastin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, derisa rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore.

“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen "Dardania" në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta).  Policia ju ka përgjigjur rastit dhe  është duke u  vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”,ka thënë Elezaj.


MË SHUME NGA Kronika