Tentim vrasje në Voksh të Deçanit
BKT
Kronika

Tentim vrasje në Voksh të Deçanit

V.Thaçi / RTKlive

Mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova, tha për RTKLive se është shtënë në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje. Sipas tij në këtë rast nuk ka të plagosur.

“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, policia është informuar nga viktima se ne rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë nga person/a të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij. Në veturën e viktimës janë shkaktuar dëme por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti cilësohet Vrasje në tentativë”, ka thënë Rugova për RTKLive.


MË SHUME NGA Kronika