09:49 / 16.05.2024
Shkel urdhrin mbrojtës dhe ia merr djalin gruas, arrestohet i dyshuari
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kamenicë nën dyshimin se kishte shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj gruas, duke ia marrë djalin.
“Më 15.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj viktimës femër si dhe ia kishte marrë djalin, i cili më pas i është kthyer të njëjtës”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























