10:27 / 16.05.2024
Kanosi zyrtaren policore, arrestohet i dyshuari në Pejë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë më 15.05.2024, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtare policore.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar mjetin e tij në mënyrë të rrezikshme, është ndaluar nga një zyrtare policore të cilën e kishte kanosur verbalisht.
Ndërsa u bë e ditur se as intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























