10:46 / 18.05.2024
Burrë e grua rrahën mes vete, arrestohen nga policia
G.K/RTKlive
Një çift në Pejë janë arrestuar pasi sipas policisë të dy nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes vete.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë 17.05.2024-23:20. Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë (burrë e grua), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.























