10:06 / 21.05.2024
Sulmoi familjarët dhe demoloi orenditë shtëpiake, arrestohet
Një person është arrestuar, të hënën pasdit, në Gjilan pasi që i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij si dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.
Në njoftim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























