Drenas, një grua rrahet nga partneri i saj, duke ikur e godit makina
BKT
Kronika

Drenas, një grua rrahet nga partneri i saj, duke ikur e godit makina

V.Th. /RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas është arrestuar një person, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua, ku si pasojë ishte goditur aksidentalisht nga një veturë.

Sipas njoftimit e lënduara është dërguar për mjekim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika