09:11 / 24.05.2024
Djali kanos nënën në Ferizaj, arrestohet
K.Kasumi / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Ferizaj pasi nën ndikimin e lëndëve narkotike ka demoluar disa orendi shtëpiake dhe ka kanosur nënën e tij.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 23.05.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nën ndikimin e lëndëve narkotike ka demoluar disa orendi nëpër shtëpi dhe e ka kanosur nënën e tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.























