Vjedh para në veturën e huaj, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
BKT
Kronika

Vjedh para në veturën e huaj, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull 45 vjeçar, me inicialet Q.M., i cili është përfshirë në një vjedhje nga një veturë në Ferizaj.

“Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se një person me forcë ka hapur një veturë dhe nga aty ka arritur që të vjedhë nga portfolio para rreth 210 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në një qendër tregtare, ndërkaq aktualisht i dyshuari ndodhet në mbajtje.

“Apelojmë te qytetarët që të bëjnë kujdes për veturat e tyre dhe mos të lënë gjësende me vlerë në vetura, sepse mund të jenë cak i personave të dyshuar për vjedhje”, ka bërë thirrje policia.


MË SHUME NGA Kronika