Arrestohet një i mitur, keqtrajtoi seksualisht të miturën
BKT
Kronika

Arrestohet një i mitur, keqtrajtoi seksualisht të miturën

Policia e Kosovës njofton se një i mitur në Podujevë është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

Në raportin 24 orësh, thuhet se rastin në polici e ka raportuar babai i vajzës

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar”, thuhet në raportin e OK-së.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika