Vodhën stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar
BKT
Kronika

Vodhën stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhje  që ka ndodhur në Gjakovë.

Rastin e ka raportuar një grua në polici e cila ka thënë se persona të pa njohur kishin hyrë brenda në shtëpinë e vëllait të saj,  dhe kishin vjedhur stoli ari, në vlerë prej rreth 10 mijë euro.

“Pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë siguruar informata dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

 I dyshuari me inicialet V. A. i moshës së mitur, është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet Q. L i moshës madhore është arrestuar mbi dyshimin e ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar.

Me vendimi të Prokurorit  të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, ndërsa rasti është ricilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.


MË SHUME NGA Kronika