`Kontrabanda me mallra`, policia inicon dy raste në pikat kufitrare
BKT
Kosovë

`Kontrabanda me mallra`, policia inicon dy raste në pikat kufitrare

G.Kelmendi/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Koshuticë të Leposaviqit ka ndaluar pesë automjete të ndryshme me mallra, në të cilat kishte mjete të ndryshme bujqësore. Rasti është inicuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit - Tentim”. Ndërkohë në një rast tjetër në fshatin Metergovc është hasur një sasi prej njëzet metra kub dru dhe rasti është iniciuar “Kontrabandë me mallra”.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të kufirit pas një pune intensive operative dhe hetimore sot me datë 27.05.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Koshuticë, K.K. Leposaviq, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi kanë ndaluar pesë (5) automjete të ndryshme në të cilat kishte mallra, mjete bujqësore të përmendura si në vijim:

Motorë (kultivator); trembëdhjetë (13) copë, kositëse për bari të mëdha (mullqera) gjashtë (6) copë, freza bujqësorë tri (3) copë, shata për freza dyqind (200) copë, motosharrë dore një (1) copë, moto-kultivator një (1) copë, motoçikletë me katër rrotë për fëmijë një (1) cope”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i kufirit - Tentim”.

“Ndërkohë më një rast tjetër disa orë më herët patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keçekollë në fshatin Metergovc, K.K. Podujevë, në brezin kufitar ka hasur në një sasi prej rreth njëzet (20) metra kub dru të llojeve ahu dhe pishë (trupa)”, thuhet tutje në njoftim.

Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kontrabandë me mallra”, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.


MË SHUME NGA Kosovë