Humb jetën një 1-vjeçar pas goditjes me veturë në Hajvali
G.Kelmendi/RTKlive
(E plotësuar) Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për RTKlive se një fëmijë i lindur në vitin 2023 ka humbur jetën sot pas goditjes me veturë.
"Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut", ka deklaruar Ahmeti.
18:22 Humb jetën një 1-vjeçar pas goditjes me veturë në Hajvali
Një fëmijë i moshës 1-vjeçare ka humbur jetën sot pasi është goditur me veturë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës.
Siç është bërë e ditur nga burime të RTKlive, fëmija është goditur aksidentalisht nga një familjar i tij.
I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmën por fatkueqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
RTK ka kontaktuar me policinë të cilët kanë thënë se janë duke u marrë me rastin.























