Tre persona të mitur arrestohen si të dyshuar për vjedhje
BKT
Kronika

Tre persona të mitur arrestohen si të dyshuar për vjedhje

V.Th. /RTKlive

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se ka arrestuar tre të mitur si të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Raushiq të Pejës.

Sipas Policisë, ata kanë depërtuar me forcë në dy shtëpi dhe objektë përcjellëse të te viktimave tё cilёt jetojnë jashtë shtetit.

“Tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune”, thuhet në njoftim.

Tё arrestuarit  janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e Prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.

Po ashtu policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave Policore do te ju kthehen pronarëve.  

 Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte ndёrsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24- orё.


MË SHUME NGA Kronika