10:06 / 31.05.2024
Vdes një shtetas i huaj, trupi i viktimës dërgohet për obduksion
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person, me shtetësi të huaj është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 11:07.
Policia tutje ka njoftuar se gjatë intervistimit, bashkëshortja e viktimës ka deklaruar se i njëjti ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.























