Grabitet posta në Prishtinë, i dyshuari vjedhë një shumë parash
BKT
Foto arkiv | RTKlive
Kronika

Grabitet posta në Prishtinë, i dyshuari vjedhë një shumë parash

F.Sertolli / RTKlive

Pak para mbrëmjes është grabitur posta në rrugën Enver Maloku në Prishtinë.

Këtë e konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se një person ka grabitur një shumë parash, pa përmendur shifra.

“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën “Enver Maloku “në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar“, ka konfirmuar Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika