Arrestohen dy persona me urdhër-arrest ndërkombëtar
M.Miftari/RTKlive
Njësiti FAST-ILECU, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe angazhimeve policore në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.
Përmes rrjetit social ‘Facebook’, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar.
“Rasti i parë: Më 04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar, është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë. Rasti i dytë: Më 06.06.2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje dhe në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar.























