Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë, shoqërohet në polici
BKT
Kronika

Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë, shoqërohet në polici

N.M. /RTKlive

Një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës, njofton Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Leposaviq / 15.06.2024 – 17:55. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika