Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të arrestuar
BKT
Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të arrestuar

M.P / RTKlive

Tre persona janë arrestuar pas mosmarrëveshjes të shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Podujevë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “19 Qershori”.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika