Gjindet trupi i pajetë i viktimës femër në Prizren
BKT
Kronika

Gjindet trupi i pajetë i viktimës femër në Prizren

M.P / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një trupi të pajetë të gjinisë femrore dje në Prizren.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek, 3 gëzhoja, 2 karikator, 4 thika, 198 fishek të llojit të ndryshëm, disa pajisje të ndryshëm të armëve të zjarrit dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika