I pengoi punëtorët e KEK-ut gjatë detyrës, arrestohet
BKT
Kronika

I pengoi punëtorët e KEK-ut gjatë detyrës, arrestohet

K. K. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person pasi dyshohet se i ka penguar punëtorët e KEK-ut në Mirash.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari ua ka ndalur punën punëtorëve në mënyrë të dhunshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte penguar punëtorët e korporatës së  KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave të tyre duke ua ndalur punën në mënyrë të dhunshme në lokacion. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika