Bie në hapësirën e ashensorit, vdes 47-vjeçarja nga Prizreni
G.K/RTKlive
Një 47-vjeçare ka humbur jetën pas plagëve të marra gjatë rrëzimit në hapësirën e ashensorit.
Siç njoftojnë nga policia, e ndjera kishte renë në hapësirën e ashensorit nga kati i dytë. Pas lëndimeve të rënda trupore, ka ndërruar jetë në Emergjencën spitalore të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi për policinë e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informate për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencën Spitalore.
Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren.
Deri te incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur ashensorin për ta përdorur, dera e ashensorit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapsirën e ashensorit nga kati i dytë. Për pasojë viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima nuk ka mundur t’u përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë. Nga mjekët e Emergjences është konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren”, ka thënë Bytyqi.
Policia po heton rastin dhe do të veprohet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin.























