10:14 / 21.06.2024
Vdes një grua në Prizren, nisin hetimet
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka vdekur një grua në Prizren.
Sipas policisë, trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksion.
Bëhet me dije se kanë nisur hetimet për rastin.
“Lidhur me rastin njësiti policor ka kontaktuar me ekipin mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.























