Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen për fajde
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen për fajde

K. Kasumi / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe detyrim”, ndërsa një tjetër po kërkohet nga policia.

Sipas policisë, pas operacionit të suksesshëm të realizuar dje në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, ka vazhduar aksioni i radhës në tri lokacione të ndryshme të rajonit të Gjilanit.

Siç njofton policia, personat e arrestuar dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerë mbi 600.000 euro.

“Gjatë operacionit policor, në cilësi të provave materiale, janë sekuestruar tri vetura, motorë sportivë, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi të tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika