Arrestohet i dyshuari për dhunimin një të miture
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për dhunimin një të miture

M.Sh/RTKLive

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në mbrëmje një qytetarë nga Drenasi, i dyshuar për veprën penale të dhunimit. I arrestuari dyshohet për dhunimin e një femre të mitur.

“Gllogovc, 2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti, sipas policisë, është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika