Prezantohet si doganier, arrestohet një serb në Zveçan
BKT
Kronika

Prezantohet si doganier, arrestohet një serb në Zveçan

K. K. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb në Zveçan, i cili, pasi është ndaluar nga njësiti policor, është prezantuar si doganier.

Në raportin 24-orësh bëhet me dije se i dyshuari kishte refuzuar t’ia jepte dokumentet personale policisë dhe t’i bëhej testi i alkoolit.

Ai është dërguar në mbajtje, kurse rasti është iniciuar “prezantim i rremë si person zyrtar”.

"Zveçan / 24.06.2024 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se, kur ishte ndaluar nga njësiti policor, ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jepte dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe t’i bëhej alkotesti pasi kishte qenë në ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika