09:15 / 29.06.2024
I mituri gjen granatë dore afër shtëpisë, policia merr masat
RTKlive
Një i mitur në komunën e Novobërdës ka hasur në një granatë dore të pashpërthyer në pyll afër shtëpisë së tij.
"Fsh. Bolevc, Novobërdë 28.06.2024 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar-i mitur, ka raportuar se, në pyll afër shtëpisë (rreth 100 m) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer", njofton policia.
Tutje bëhet e ditur se njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori























