20:15 / 29.06.2024
Arrestohet një grua në Kamenicë, kërkohej me urdhëresë të Gjykatës
RTKlive
Njësitë policore të stacioni në Kamenicë kanë arrestuar, sot, një femër e cila kërkohej nga Gjykata Themelore për mbajtjen e dënimit me burgim, prej dy vite e shtatë ditë, për disa veprën penale.
“Njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë kanë arrestuar M.Th. (viti i lindjes 2000, femër kosovare). Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e shtatë (7) ditë për disa veprën penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.























