Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje në Prishtinë

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit për vjedhje grabitqare.

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale Vjedhje grabitqare”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë apel që kushdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij të dyshuari, të kontaktojë menjëherë institucionin ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.


MË SHUME NGA Kronika