UP hap konkursin për studentë të rinj, të lira 5285 vende |VIDEO
BKT
Kosovë

UP hap konkursin për studentë të rinj, të lira 5285 vende |VIDEO

Qendresa Duraku / RTK

Universiteti i Prishtinës hapi konkursin për pranimin e studentëve të rinj në 14 fakultete. Në afatin e parë, janë të lira gjithsej 5285 vende për studentë të rregullt.

Njomza Llullaku, prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, ka thenë se konkursi hapet sot dhe do të kemi mjaft ditë në dispozicion deri më 16 korrik pastaj me 18 dhe 19 korrik do të jenë provimet pranuese.

Janë nda në dy grupe, si zakonisht e kemi një grup i fakulteteve me 18 korrik dhe një grup me 19 korrik. Fillojmë prej orës 9 të mëngjesit i kemi edhe ato aplikimet që i bëjmë online dhe fizikisht, e marrin një letër e shikojnë emrin e vetë dhe me 18 dhe 19 prej orës 9 janë pjesë e procesit të aplikimit të do të thotë dhënies së provimit dhe është një moment shumë i rëndësishëm dhe shumë emocional edhe për ne sepse ka një ngarkesë psikologjike për të gjithë maturantët se si do t'ia dalim, a është ky vendim i duhur a do të pranohem”, ka thënë Liullaku.

Në Fakultetin Filozofik janë 600 vend të lira, të ndara në drejtime të ndryshme.

Në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, 590 vende.

Në Fakultetin Filologjik, 510 vende.

Në atë Juridik, 600 vende.

Në Fakultetin Ekonomik, 1200.

Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, 90 vende.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, 510 vende.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, 375 vende.

Në Fakultetin e Mjekësisë, 420 vende.

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, 100 vende të lira.

Në atë të Edukimit, 140 vende.

Në Fakultetin e Arkitekturës, 150 vend të lira për studentë të rinj.

Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024. Përveç studimeve, Universiteti i Prishtinës ofron edhe punë praktike me pagesë, trajnime dhe shkëmbimin me universitete tjera evropiane.


MË SHUME NGA Kosovë