Arrestohet një person për gjuajtje me armë në Pejë
BKT
Kronika

Arrestohet një person për gjuajtje me armë në Pejë

A. M./RTKlive

Është arrestuar një person i dyshuar për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, në qytetin e Pejës.

Përmes një komunikate për media, policia rajonale e Pejës ka bërë të ditur se fillimisht është njoftuar se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë dhe menjëherë më pas zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Stacioni Policor në Pejë, me datë 07.07.2024, është njoftuar se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, ku janë gjetur tre fishekë të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48-orë.


MË SHUME NGA Kronika